Home » Nusja që kërkonte dyshek me pupla by Ramadan Pasmaçiu
Nusja që kërkonte dyshek me pupla Ramadan Pasmaçiu

Nusja që kërkonte dyshek me pupla

Ramadan Pasmaçiu

Published 2002
ISBN :
Paperback
47 pages
Enter the sum

 About the Book 

Pasmaçiu lindi në Berat dhe shtatëvjeçaren e kreu në Shkollën e Tregut të vendlindjes. Në dhjetor 1955 mbaroi Teknikumin e Naftës në Kuçovë. Në shtator 1957, me rekomandim të Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, për prirje të veçanta letrare, u dërgua në degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Histori – Filologji.Pas diplomimit, u emërua drejtor i shkollës së Shëngjergjit të Tiranës, prej nga u tërhoq në gazetën Bashkimi, tek punoi gjer në vitin 1966. Më tej shërbeu si gazetar në Mësuesi dhe 18 vjet kryeredaktor i revistës letraro – artistike për fëmijë Yllkat që nga krijimi i saj. U njoh si publicist i suksesshëm qysh nga vitet e para të punës, me botime në organet e shtypit të përditshëm e atij periodik.Në vitet 60 u pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve e të Artistëve.Prej atëherë nisën të shihnin dritën e botimit vit pas viti librat e tjerë të moshës së ulët e të mesme shkollore: Pranverë, Kasollja, Kori gazmor, Sa mirë!, Ermalushi, sylarushi dhe të tjerët, Leka, Përralla të vërteta, Lart në mal etj. shumë nga të cilët u nderuan me çmime të para kombëtare.Shkrimtari Ramadan Pasmaçiu është një ndër krijuesit që ka lëvruar me sukses të gjitha gjinitë letrare. Çmimet e para i janë dhënë atij edhe në mjaft pjesë të plota teatrale si: Këndon Etleva, Dudushi, Kur harron detyrën, Unë, Shpresa dhe ajo etj. Më pas ai krijoi vepra të mirëpritura për lexuesin e rritur, si: Metamorfozë, Ju flas me zemër të hapur, Doda etj.Në vitin 1987 ai meritoi çmimin e madh shtetëror Migjeni për romanin në katër vëllime Udhëve të fëmijërisë. Me përmbysjen e regjimit diktatorial e me vendosjen e demokracisë në vendin tonë, krijimtaria e tij mori një vrull të ri.Të tërheqin vëmendjen romanet e tij voluminozë me temë nga jeta e gjallë. Ata shquhen për mjeshtërinë artistike të të shkruarit, për gjuhën e pasur, figurat e qëmtuara, për meditimet, skalitjen e larmishme të karaktereve, si edhe për idetë e mëdha që mbartin.